Pokemon Go, loja e fundit që të gjithë po e kërkojnë, ja pse (Video)

Pokemon Go, ja ku u rikthye përsëri por, tani në telefonat tuaj.

Fun

12/07/2016 15:42

Dikur, ata që kishin Nintendo rreth viteve të 90’ta, çmendeshin po të mos e kishin edhe një lojë me Pokemon, ndërsa tani kjo gjë u lehtësua falë teknologjisë dhe telefonave të mençur.

Pokemon Go, është e ashtuquajtura lojë që tani po kërkohet shumë anembanë botës, transmeton lajmi.net.

Tani kjo lojë është e mundshme të shkarkohet në telefonat tuaj pa pagesë si në ata Android ashtu edhe në iOS.

Loja paraqet një hartë të mundësuar me GPS, ku në ekran shfaqen Pokemonat nga bota reale, dhe ju duhet t’i arrini t’i kapni ata.

Pasi t’i kapni, ju duhet t’i gjuani ata me topa Pokemoni, përmes ekranit tuaj, por, pokemon do të shfaqet në ekran në varësi se ku jeni dhe se çfarë kohe është.

Ideja e kësaj loje është për t’ju inkurajuar që të shëtisni sa më shumë përreth botës reale për të kapur Pokemon.

Ky kombinim është i njohur edhe si “Realiteti në rritje”. /lajmi.net

YouTube player