Pogba: Unë luaj si Yaya Toure

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka thënë se niveli i lojës së tij është i njëjtë me atë të mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya Toures.

Sport

27/10/2014 13:35

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka thënë se stili i lojës së tij është i njëjtë me atë të Yaya Toures.

“Unë mendoj se ka shumë lojtarë që janë më të mirë se unë, mirëpo nuk më takon mua që të bëj këto krahasime dhe të brengosem për këto gjëra”.

“Ka shumë mesfushorë të cilët unë i admiroj dhe duke i shikuar ata, dua të përmirësohem. Për shembull, Yaya Toure, është lojtar i cili ka madhësi dhe fizik të përafërt me mua, mirëpo ai ka më shumë eksperiencë”.

“Ne kemi stilin e njëjtë të lojës, edhe pse ai sulmon pak më shumë se unë”, përfundoi mesfushori i Juventusit deklaratën e tij për Fifa.com