Pogba mungon ndaj Realit

Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të martën.

Sport

30/04/2015 23:19

Juventus ka konfirmuar se Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të martën.

Ylli francez është i lënduar nga dueli i kthimit me Borussia Dortmundin në rrethin e dytë të garës. Por, ai nuk do të rikuperohet për duelin e parë në Torino kundër Realit.

“Rezonanca magnetike të enjten ka treguar përmirësim. Por, ai do të vazhdojë programin e rehabilitimit në mënyrë që të kthehet në stërvitje me ekipin të mërkurën”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

Por, Pogba pritet të luajë në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.