Pogba – Milan, lajm i madh nga Raiola (FOTO)

Paul Pogba ka mundur të transferohet në Milan.

Merkato

12/09/2017 09:23

Paul Pogba ishte afër transferimit në Milan.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka bërë të ditur se mesfushori i Manchester United në të kaluarën ka qenë afër kalimit te skuadra nga San Siro.

Pogba në fund luajti në Serie A duke shkëlqyer me Juventusin. Por, ai lehtë ka mundur të përfundojë në Milan, përcjell “lajmi.net”.

“Kur keni një kampion si Pogba në duar dhe shfaqet interesim nga top klube, edhe Milan ishte afër blerjes së tij”, u shpreh Raiola. /Lajmi.net/