Pogba, më i miri në botë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar mesfushorin Paul Pogba dhe e konsideron si futbollistin e ri më të mirë në botë.

Sport

05/08/2014 10:02

Paul Pogba është futbollisti më i mirë i ri në botë, sipas trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Pas mbërritjes në Xhakarta si pjesë e turneut përgatitor të kampionit të Italisë, Allegri lavdëroi reprezentuesin francez.

“E konsideroj Pogban si një futbollist me kualitete të mëdha, një prej më të mirëve në mesin e të rinjve në botë”, u deklaroi Allegri.

Ai shprehu gëzimin e tij pas mbërritjes në Azi.

“Jemi shumë të lumtur që kemi mbërritur në Xhakarta, pritja e tifozëve ka qenë vërtetë fantastike. Jemi duke punuar për të përmirësuar formën fizike në prag të fillimit të sezonit të ri dhe ndeshja e nesërme do të jetë një stërvitje e mirë”, theksoi ish strategu i Milanit i cili mori drejtimin e Juventusit, pas largimit të Antonio Contes.