Pogba – Ibrahimovic, lajmi që e kanë pritur të gjithë tifozët e Man Utd

Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic afër rikthimit në ekipin e Manchester United.

Sport

16/11/2017 07:24

Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic janë rikthyer në stërvitje të plota me ekipin e Manchester United.

“The Sun” shkruan se mesfushori francez dhe sulmuesi suedez janë pranë rikthimit në skuadër.

Madje, ata synojnë të jenë rezervist në ballafaqimin kundër Newcastle United, të shtunën, përcjell “lajmi.net”.

Pogba mungon tashmë disa muaj kurse Ibrahimovic nuk ka luajtur ende gjatë këtij sezoni pas lëndimit të rëndë të gjurit në fund të edicionit të kaluar. /Lajmi.net/