Plani i Juventusit për sezonin e ri

Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë bërë gati planin për sezonin e ri.

Sport

22/05/2018 07:15

Juventus dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë filluar planifikimin e sezonit të ri.

Palët janë takuar të hënën në Torino duke konfirmuar bashkëpunimin edhe për stinorin e ardhshëm.

Por, mediat italiane raportojnë se në takim është biseduar edhe për strategjinë e afatit kalimtar të verës.

Allegri thuhet se ka kërkuar blerjen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, tifozët e Juventusit kanë mbetur të befasuar me gatishmërinë e klubit për ta shitur sulmuesin kryesor, Gonzalo Higuain në rast të një oferte të mirë financiare në drejtim të tij, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/