Plani i Borussia Dortmund kundër Bayern Munichut – Lajmi.net
Plani i Borussia Dortmund kundër Bayern Munichut
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 10:27, 4 November 2017
Dy skuadrat vinë në këtë ndeshje në situata totalisht të ndryshme. Që nga momenti që drejtimin e skuadrës e ka marrë Jupp Heynckes, Bayerni ka gjetur vazhdimësinë dhe mbi të gjitha rezultatet pozitive teksa falë 3 fitoreve në 3 javët e fundit të Bundesligës ka marrë kreun e kampionatit duke lënë pas Dortmundin me 3 pikë më pak.

Java e 11-të e Bundesligës duhet shënuar me ngjyrë të kuqe në kalendar pasi sjell në skenë sfidën e shumëpritur të futbollit gjerman.

Sot luhet Dortmund-Bayern përballja me më shumë rivalitet dhe më spektakolare e Bundesligës për dekada me rradhë. Verdhezinjtë do të sfidojnë bavarezët në atë që konsiderohet ndryshe edhe si klasikja e futbollit gjerman. Për herë të fundit Borussia dhe Bayerni u përplasën në Superkupën e Gjermanisë, me kampionët në fuqi që triumfuan pas goditjes së penalltive në sfidë vërtet të bukur në të cilën koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Dy skuadrat vinë në këtë ndeshje në situata totalisht të ndryshme. Që nga momenti që drejtimin e skuadrës e ka marrë Jupp Heynckes, Bayerni ka gjetur vazhdimësinë dhe mbi të gjitha rezultatet pozitive teksa falë 3 fitoreve në 3 javët e fundit të Bundesligës ka marrë kreun e kampionatit duke lënë pas Dortmundin me 3 pikë më pak. Verdhezinjtë po kalojnë një moment shumë të keq ,pasi shpërdoruan një avantazh prej 5 pikësh ndaj Bayern-it dhe tashmë e shohin veten 3 pikë pas, shkruan “SuperSport”.

Për të pretenduar diçka më shumë se vendi i dytë në këtë sezon, kjo është ndeshja ideale që verdhezinjtë e Peter Bosz të kthejnë faqe pas vetëm 1 pike të grumbulluar në 3 ndeshjet e fundit. Me një fitore Dortmundi jo vetëm që do ta bënte më të bukur kampionatin por në të njëjtën kohë do t’u jepte një goditje kampionëve në fuqi të cilët synojnë të mos kenë probleme në rrugën drejt mbrojtjes së  titullit.

Te Dortmundi mungesa e madhe vazhdon të jetë Marco Reus, ndërkohë te Bayerni në listën e të dëmtuarve që nuk do të jenë pjesë e kësaj sfide është shtuar edhe Joshua Kimich, ndërsa mungesa të tjera të sigurta janë ato të Neuer, Muller, Ribery e Bernat. Në Bundesligë, kjo e kësaj të shtune do të jetë përballja numër 96 mes Borussias dhe Bayernit. Deri tani kryesojnë bavarezët të cilët numërojnë 43 fitore kundrejt 24 të verdhezinjëve, ndërsa edhe goleavarazhi është dukshëm në favor të skuadrës nga Mynihu me Bayernin që ka shënuar 179 herë në portën e Dortmundit ndërsa Borussia i ka ndëshkuar bavarezët në 118 raste.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2