Plaku u martua me një djalë të ri, shiti shtëpinë për t’i blerë atij një banesë – në fund mbeti pa asgjë!

Një plak i cili u martua me një model rumun, u la i pastrehë pasi u largua pak ditë pasi e bleu një banesë.

Fun

31/12/2017 08:02

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për plakun e dalë në pension, Philip Clements, 79 vjeç, i cili u martua me Florin Marin, 24 vjeç, pasi u takuan në një vend takimi.

Ai pastaj shiti shtëpinë e tij në Sandwich, Kent, për të blerë një banesë në Bukuresht – rreth 100 mijë funte – të cilën ai e vendosi në emrin e “burrit të tij”.
Ata u martuan në prill dhe gjërat filluan mirë, por ai ndihej i izoluar në Rumani ku kishte pak miq dhe nuk mund të fliste gjuhën.

Clements tha: “Ne shkuam atje në prill dhe patëm një kohë të mrekullueshme. Shkonim në kinema dhe blerje bashkë. Ai më bënte të qeshja. Qeshnim shumë”.
“Unë erdha në Angli për disa takime mjekësore për dy javë në fund të gushtit. Kur u ktheva, kishim një mosmarrëveshje”.

“Florin kalonte shumë kohë duke dalë. Ai zakonisht shkonte në shtrat shumë vonë, nganjëherë në orën 5 të mëngjesit, duke qëndruar nëpër klube nate ose duke parë filma”.

“Ai tha se nuk isha i lejuar të shkoj në klub. Nuk ishte për të moshuarit. Në zemrën time nuk e pranova, por i besoja atij”.
Më në fund, duke mos pasur zgjidhje tjetër, Clements u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në shtator, pasi miqtë e tij u lutën që të kthehej në shtëpi.