Plaku që udhëton çdo ditë në -10 gradë me biçikletë për në punë

Moti i ftohtë i cili po mbretëron kohët e fundit në SHBA ka bërë që të pezullohen shumë punë, të anulohen fluturime dhe të shkatërrohen planet e miliona njerëzve – përveç njërit, i cili refuzon t’i përulet natyrës.

Fun

26/02/2015 17:27

Fraser Cunningham, një inxhinier 60 vjeçar, përkundër ftohtit të madh ai ka zgjedhur që të shkojë në punë me biçikletën e tij tash e tre muaj.

Edhe pse temperatura në qytetin e tij të Madeiras, Ohio, ka arritur në -10 gradë javët e fundit, i ftohti nuk e ka penguar atë që të ndalojë punën e tij, në të cilën për të shkuar ai kalon shumë kilometra dhe atë me biçikletën e tij, transmeton Lajmi.net.

I veshur mirë, me një pallto mbrojtëse, dy palë dorëza, një helmetë – me mjekrën e tij voluminoze – Cunningham bën dy orë derisa arrin në punën e tij në General Electric.

Kur ai zgjohet çdo mëngjes në ora 7:30 për të shkuar në punë, mjekra e tij ngrihet e tëra gjatë rrugës dhe më pas ai ndalesën e parë e bën tek një tualet për ta shkrirë mjekrën me ujë të ngrohtë.

Edhe pse moti pritet të jetë edhe më i ashpër ditët në vazhdim në këtë vend, ai duket se nuk do ta lë punën e tij.

Shikoni më poshtë disa fotografi të tij:
26025DD000000578-2966230-image-a-5_14247491662972605B2E800000578-2966230-image-a-13_1424750690943  260259BE00000578-2966230-image-a-6_1424749439154 2603222C00000578-2966230-image-a-7_1424749728321
2602589200000578-2966230-image-m-12_1424750215799