Pjanic: Duhet të kemi kujdes nga këta tre lojtarë të Man United

Miralem Pjanic është deklaruar për përballjen e dytë ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/11/2018 20:18

Miralem Pjanic ka thënë se Juventusi nuk bën ta nënvlerësoj Manchester Unitedin.

“Paul Pogba, Nemanja Matic dhe Juan Mata, kanë shumë kualitete, por ne luajtëm shumë mirë në Old Trafford dhe duhet ta përsërisim atë performancë edhe nëse duhet të fitojmë më shumë se 1:0”, ka thënë fillimisht mesfushori boshnjak, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk duhet të harrojmë se Manchester United është një klub i madh dhe ka një skuadër fantastike.

“Nuk duhet që t’i nënvlerësojmë pasi ata janë të rrezikshëm dhe kanë një trajner fantastik”, ka përfunduar Pjanic.

Kujtojmë se Juventusi dhe Manchester United do të përballen javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/