Pirlo: Fitore e merituar

Andrea Pirlo ndihet i kënaqur me fitoren që e shënoi Juventusi ndaj Fiorentinës sonte, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Europa League. Mesfushori italian e realizoi golin e fitores në pjesën e dytë, pas një gjuajtjeje të lirë fantastike, në ndeshjen e zhvilluar në Firenze. “Ishte e rëndësishme të shkonim përpara…

Sport

20/03/2014 20:27

Andrea Pirlo ndihet i kënaqur me fitoren që e shënoi Juventusi ndaj Fiorentinës sonte, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Europa League.

Mesfushori italian e realizoi golin e fitores në pjesën e dytë, pas një gjuajtjeje të lirë fantastike, në ndeshjen e zhvilluar në Firenze.

“Ishte e rëndësishme të shkonim përpara në këtë kompeticion. E donim kualifikimin dhe mendoj se ishte i merituar, për atë që është parë”, deklaroi fillimisht Pirlo për Mediaset.

“Ndeshjet zgjasin 180 minuta dhe e dinim se mund të luanim në këtë ndeshje. Duam të bëjmë mirë si në kampionat, ashtu edhe në kupë”, përfundoi Pirlo.

Juventusi u kualifikua në çerekfinale dhe do ta njohë kundërshtarin nesër, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.