Pirlo dhe Villa kombinojnë për një supergol (VIDEO)

Andrea Pirlo dhe David Villa kanë bashkëvepruar për një gol të mrekullueshëm për New York Cityn.

Sport

30/05/2016 16:37

Andrea Pirlo e ka realizuar një asistim mjeshtëror për David Villan, në ndeshjen kampionale ndaj Orlando Cityt.

E këtë pasim të mesfushorit italian e ka shfrytëzuar sulmuesi spanjoll, duke e realizuar një gol të mrekullueshëm me parabolë, përcjell Lajmi.net.

New York në fund barazoi 2:2 me Orlandon, përkundër faktit që kishte epërsi prej dy golash.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.