Piloti bën sensacion, fiton Çmimin e Madh të Australisë

Një fitore e madhe, një fitore e merituar dhe një rikthim i Vettelit e Ferrarit në majën e podiumit të një Çmimi të Madh të Formulës 1, e këtë e kanë bërë që në garën e parë të Australisë në Melbourne.

Sport

26/03/2017 10:23

Gjermani 4 herë kampion i botës i “kokëkuqes” ka mposhtur skuderinë gjermane të Mercedesit dhe pilotët Hamilton e Bottas, respektivisht i dyti dhe i treti, falë shpejtësisë dhe strategjisë. Raikkonen, shoku i skuadrës te Ferrari ka përfunduar vetëm i katërti, përpara Max Verstappenit.

Një sukses i Vettelit që rikthen Ferrarin te fitorja pas më shumë se një viti e gjysmë mungesë, e që shkëndijën e parë e dha pikërisht në momentin kur Hamilton vendosi të kryente “pit stop”-in e parë, kohë kur nga skuderia iu tha gjermanit të vijonte edhe disa xhiro me gomat super të buta, në mënyrë që të përfitonte falë strategjisë në momentin që do të dilte nga ndalesa e tij e parë.

Pas një viti 2016 për t’u harruar, Ferrari arrin më në fund që të zbresë nga froni një skuadër që kishte monopolizuar jo vetëm titullin, por dy vendet më të larta të podiumeve në shumicën e garave. Një fitore grinte dhe taktike kjo e Sebastian, i cili duket se po i lëshon sfidën kampionëve të botës Mercedes, që në fakt këtë vit si rrallëherë janë pa kampionin e tyre në pistë, me Rosberg tashmë të tërhequr nga F1.

Gara e radhës së Formulës 1 do të jetë pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Kinës.

149051095417390480_782877295202588_1381435337255165762_o

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6