Piktura e Van Gogh shitet në ankand me çmim marramendës

Një pikturë e hershme e Vincent Van Gogh është ëshitur në ankand në Paris për 7 milionë euro.

Fun

05/06/2018 14:32

 

Piktura e vitit 1882 përshkruan gra fshatare që punojnë tokën, të frymëzuara nga fshatrat rreth Hagës në Holandë.

Piktura u ble nga një koleksionist amerikan dhe është e para pikturë e Van Gogh që del në ankand në Francë për më shumë se 20 vite.

Ajo ishte vlerësuar nga 3 milion euron deri në 5 milion.

“Është marrë me një çmim të lartë në krahasim me vlerësimin, sepse nuk ka ndonjë pikturë të Van Goghs në treg” , tha drejtuesi i ankandit Francis Briest.

“Ju mund të gjeni vetëm koleksione private ose në muze, prandaj blerësit janë të gatshëm të paguajnë”, tha Briest.

Van Gogh e pikturoi punën kur ai ishte 29 vjeç.