Piatek u jep tifozëve të Milanit një premtim të madh

Krzysztof Piatek u ka dhënë një premtim të madh tifozëve të Milanit.

Sport

20/02/2019 12:14

Krzysztof Piatek u transferua në janar te Milani nga Genoa, ndërsa ka bërë një start impresionues.

Sulmuesi polak ka thënë se shpreson që skuadra të kthehet në majat e futbollit fal tij.

“Unë shpresoj që Milani i madh të rikthehet fal meje”, tha Piatek, përcjell lajmi.net.

“Unë dëshiroja të vija në verë këtu, por që nuk pendohem që erdha më herët, pasi kam startuar mirë dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët në skuadër.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/