Peugeot prezanton modelin ‘308 GT’

Peugeot i ka publikuar fotografitë e para të versionit GT të modelit 308, ndërsa prezantimi zyrtar është caktuar për panairin e Parisit.

Auto & Tek

15/09/2014 17:57

Fjala është për një automjet kompakt sportiv, i cili do të dallojë nga modeli i zakonshëm me disa modifikime të jashtme.

Por, ajo që është e rëndësishme janë dy motorët që do të jenë në dispozicion – me naftë dhe me benzinë.

BlueHDI 2.0 l me 181 kuaj-fuqi dhe çifte rrotulluese prej 400Nm; dhe THP 1.6 l benzin që prodhon 204 kuaj-fuqi dhe çifte rrotulluese prej 285 Nm, transmeton Lajmi.net.

Motori me benzinë do të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi, kurse ai me naftë do të ketë edhe automatik.