Peshku “monstër” në ujërat e Mesdheut (Video)

Një grup i zhytësve ka përjetuar takim shumë interesant me peshkun në dukje monstër, që quhet mola-mola në bregdetin e Maltës. Buzë këtij peshku në formë të ngjashme me fluturaken zepelin, zhytësit rreth tij duken si xhuxhë.

Fun

14/09/2014 15:52

Zhytësi Erik van Got, i cili e ka vendosur bisedon në YouTube, thotë se është e pashlyeshme përvoja që e ka përjetuar në afërsi të ishullit Gozo të Maltës.

Ai dhe kolegët e tij kanë hasur në këtë lloj peshku në thellësi prej 15 metrave, kurse videoja tregon se sa është ky peshk i madh dhe i pazakonshëm.

Me peshë prej rreth 2.5 tonë, ky është peshku me skelet kockor më i rëndë në botë. Mund të jetë i gjatë tre metra dhe i lartë deri në katër metra.