Përse do ta rrezikonte sigurinë e Whatsapp-it shkrirja e tri platformave në një

Enkriptimi end-to-end mund të kërcënohet nëse Facebook integron platformën popullore të mesazhave me Instagram-in dhe Facebook-un.

Fun

27/01/2019 21:14

Sipas një raporti të premten, për të ruajtur universalisht enkriptimin ‘end-to-end’ përbën një seri të tërë shtesë të sfidave për Facebook, transmeton lajmi.net.

“Instagrami nuk ofron ndonjë formë të enkriptimeve për bisedat e saj”, thuhet në raportin e Wired.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Whatsapp, Jan Koum dallon për nga opinionet me shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, kur bëhet fjalë për privatësinë e të dhënave dhe enkriptimin.

Koum njoftoi se “u përplas me “prindin” e tij, Facebook, mbi strategjinë e shërbimit të mesazheve popullore dhe përpjekjet e Facebook për të përdorur të dhënat e saj personale dhe për të dobësuar enkriptimin e saj”.

New York Times njoftoi të premten se Facebook ka planifikuar të integrojë biseda brenda WhatsApp, Messenger dhe Instagram. /Lajmi.net/