Përplasje e ashpër mes Dardanëve dhe Plisave (VIDEO)

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, udhëheqësi i tifozëve Dardanët, Lulzim Berisha dhe njëri nga përfaqësuesit e Plisave, Besnik Mujeci, janë përplasur për sloganin ‘Kosova është Kosovë’ të Dardanëve.

Sport

29/03/2017 21:18

Përfaqësuesi i Plisave ka treguar pse, sipas tyre, nuk duhet përkrahur përfaqësuesja e Kosovës dhe çfarë bie ndesh me parimet e tyre si tifozëri.

Ai ka folur për sloganin e Dardanëve ‘Kosova është Kosovë’, të cilin Plisat e kundërshtuan fuqishëm.

Përfaqësuesit e dy tifo grupeve kanë akuzuar njëri-tjetrin për lidhje me partitë politike, ndërsa kanë treguar se nga kush financohen aktivitetet e tyre.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6