Përkundër eleminimit, Jorginho i kënaqur me “Italinë e re”

Mesfushori i Chelsea, njëkohësisht reprezentuesi i Italisë, Jorginho, duket se ka parë disa përmirësime në skuadër, në barazimin me Portugalinë.

Sport

18/11/2018 14:57

Ai gjithashtu ka thënë se partneriteti me Nicolo Barella dhe Marco Verrattin po përmirësohet çdo ndeshje.

Sistemi 4-3-3 i Mancinit, me pasime të shpejta po ngjason me atë të Sarrit tek Chelsea dhe kjo duket se i pëlqen mesfushorit italian.

“Po vuajmë tek goli, mirëpo kemi luajtur shumë mirë për këto tri ndeshje. Jemi në hapat e duhur” ka thënë Jorginho për “Rai Sport”, transmeton lajmi.net.

“Duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë. Rezultatet dhe golat do të vijnë” ka thënë braziliani me pasaportë italiane, pas barazimit 0:0 ndaj Portugalisë.

Jorginho, së bashku me Verrattin dhe Barellan, kanë krijuar një treshe të re në mesfushën e Italisë. /Lajmi.net/