Perisic në shitje, transferohet në Premierligë?

Ivan Perisic mund të transferohet nga Inter te një klub nga Premierliga.

Sport

01/06/2018 07:16

Ivan Perisic mund të largohet nga Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se “Nerazzurrët” e kanë nxjerrë sulmuesin kroat sërish në shitje.

Perisic kërkohej në fillim të sezonit të shkuar nga Manchester United por Inter ia vazhdoi kontratën deri më 2022, përcjell “lajmi.net”.

Ai prapë ka zgjuar interesim nga disa klube nga Premierliga dhe kësaj radhe Inter nuk do ta kundërshtojë mundësinë e shitjes së tij. /Lajmi.net/