Përgjigja brilante e Boateng në 2016 kur u pyet Ronaldo apo Messi? Tani shok skuadre me argjentinasin

Ende pa u zyrtarizuar transferimi i tij nga Sassuolo tek Barcelona, lojtari e ka konfirmuar vet një gjë të tillë.

Sport

21/01/2019 20:45

Ai për “Sky Sports” ka thënë se është shumë i lumtur që do të kalojë tek Barcelona dhe shpreson të shënojë në “Bernabeu” në “El Classico”.

Por, si do të pritet Boateng nga “shefi” i Barcelonës, Lionel Messi? Kujtomë se në vitin 2016 Boateng ishte pyetur nga gazetarët që të zgjedh më të mirin. Ronaldo apo Messi?

E përgjigja e ganezit ishte thjeshtë brilante.

“Cristiano. Ai luan mirë me këmbën e djathtë, këmbën e majtë, është i mirë me kokë dhe është i shpejtë” ka thënë fillimisht Boateng, transmeton lajmi.net.

Ai tutje kishte shtuar: “ Mirë, në këtë planet është Cristiano Ronaldo. Lionel Messi nuk është njeri. Ai është nga një galaksi tjetër”.

Mbetet të shihet se si do të jetë sezoni i Kevin Prince Boateng tek Barcelona dhe nëse ai do të mund të përshtatet. /Lajmi.net/