Përfundimisht James Rodriguez po transferohet te kjo skuadër

James Rodriguez duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Merkato

11/02/2019 15:55

James Rodriguez po e përfundon huazimin dy vjeçar te Bayern Munich nga Real Madridi.

Babai i kolumbianit ka zbuluar se ata kanë filluar bisedimet me Juventusin, ndërsa marrëveshja mund të arrihet pa përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ do ta transferojë James Rodriguezin për 40 milionë euro nga Real Madridi, pasi edhe dëshira e lojtarit është që të luajë në Torino.

Një ndikim të madh në transferimin e kolumbianit te Juventusi po e bënë edhe Cristiano Ronaldos, që e ka telefonuar ish-bashkëlojtarin e tij te madrilenët. /Lajmi.net/