Përfshihet në zjarr një shtëpi në Temeqin të Malishevës
Një shtëpi është përfshirë në zjarr në fshatin Temeqin në komunën e Malishevës. Lajmi.net ka arritur t’i sigurojë disa fotografi nga vendi i ngjarjes ky shihet tymi mbi këtë shtëpi.
Lajme
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimja e cila ka bërë të ditur se me të marr informacionin, njësitë e policisë së bashku me ato të zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Është djegur kulmi i një shtëpie në Temeqin të Malishevës. Përveç dëmeve materiale, që sipas, pronarit të shtëpisë arrijnë shifrën deri në 5 mijë euro, nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Podrimja për lajmi.net.
Policia ka bërë me dije se arsyet që kanë shkaktuar këtë zjarr, kanë ardhur si pasojë e defekteve të energjisë elektrike. /lajmi.net/