Përdoruesit e iOS dhe Android do të jenë në gjendje të përdorin Cortana-n e Microsoft

Asistenti digjital me zë i Microsoft, Cortana, është duke ardhur edhe në celularët Android dhe iOS këtë verë, ka bërë të ditur sot Microsoft.

Auto & Tek

26/05/2015 18:38

Cortana do të jetë në gjendje që të bëjë shumicën e gjërave që i bën në PC apo në një Windows Phone, duke përfshirë përgjigjen e pyetjeve, rikujtimin e gjërave dhe gjurmimin e fluturimeve, shpjegoi Microsoft në një postim në blog, duke konfirmuar kështu thashethemet që dolën më herët këtë vit.

Asistenti digjital me zë do të jetë pjesë e disa aplikacioneve, të cilët mbështesin tri platformat më të mëdha mobile dhe ato të instaluara në desktop përmes një aplikacioni të quajtur Phone Companion, transmeton Lajmi.net.

Phone Companion instalimin e aplikacioneve do ta bëjë të duket ngjashëm me Windows 10. Për ta instaluar Cortana-n, ju duhet ta hapni Phone Companion në PC, i cili do të ju ndihmojë që t’i instaloni aplikacionet e ndryshme të Microsoft në platformën të cilën ju e dëshironi.

Për shembull, kjo mund të përfshijë instalimin e OneDrive, Skype, Office dhe aplikacione të tjera të Microsoft në iPhone-in tuaj.

Për më shumë shikoni këtë video më poshtë: