Përdorimi i këtij medikamenti ul rrezikun e shfaqjes së kancerit

Përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Fun

06/11/2017 16:56

Është ky përfundimi më i fundit i arritur nga disa hulumtues kinezë, të cilët monitoruan progresin e më shumë se 600 mijë njerëzve në studimin më të madh të këtij lloji, për të zbuluar më shumë mbi lidhjen e kancerit dhe aspirinës. zbuluan se pacientët të cilët e përdornin aspirinën çdo ditë për rreth 7 vite ishin 47% më pak të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe ezofagut dhe 38% më pak të rrezikuar për t’u diagnostikuar me kancerin e stomakut.

Personat pjesëmarrës në studim ishin gjithashtu 34% më pak të rrezikuar nga kanceri i pankreasit dhe 24% më pak të rrezikuar për t’u diagnostikuar me kancer kolorektal. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se një gjë e tillë vlen vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç, të cilët, nëse pinë aspirinë çdo ditë, kanë më shumë gjasa që të jetojnë mbi 80 vjeç.

“Këto gjetje demonstrojnë se përdorimi afatgjatë i aspirinës mund të ulë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit”, thotë autori kryesor i studimit, profesor Kelvin Tsoi, nga Universiteti Kinez i Hong Kongut. “Ajo çfarë duhet theksuar është rëndësia e rezultateve për llojet e kancerit brenda traktit digjestiv, ku është më e dukshme rënia e rasteve për zhvillim të kancerit, sidomos për kancerin e mëlçisë dhe oezofageal”. 1/3 e të gjitha vdekjeve në të gjithë botën ndodhin për shkak të kancerit në traktin digjestiv.

Efekti i përdorimit afatgjatë të aspirinës në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit është hasur edhe tek kanceri i gjirit, fshikëzës së urinës, veshkave dhe mielomës së shumëfishtë. Si dhe është zbuluar se mund të ulë rrezikun e zhvillimit të mushkërive me 35%, leucemisë me 24% dhe prostatës me 14%.