Për vrasjet në Kosovë, proces gjyqësor në Londër kundër trupave britanike

Gratë e veja të dy burrave dhe gruaja e një kirurgu të zhdukur kanë akuzuar ushtrinë britanike për shkak se pretendojnë se trupat e tyre nuk hetuan krimet në mënyrë të duhur. Bëhet fjalë për disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

Lajme

23/05/2016 22:16

Trupat britanike dështuan për të mbrojtur popullsinë lokale në Kosovë dhe për të hetuar siç duhet vrasjet dhe një rrëmbim në kohën kur ata u vendosën në fund të fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, u tha në  Gjykatën e  Lartë në Londër .

Të vejat e dy burrave  dhe gruaja e një kirurgu të shquar i cili ishte marrë  dhe nuk është gjetur që atëherë, kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, duke pretenduar se u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Avokati i tyre, Kirsty Brimeloë  deklaroi  në parashtresat me shkrim të paraqitura në gjykatë se krimi kishte ndodhur në zonën ku ushtarët britanikë ishin përgjegjës për të ofruar  sigurinë e popullatës dhe ata nuk kanë hetuar në mënyrë adekuate, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Në Gjykatë u tha se Zoran Kontic , menaxher i një termocentrali, i cili u kishte thënë trupave britanike se i nevojitej ekspertiza e tij, u godit me thikë për vdekje në Prishtinë, pranë një baze të  Mbretërisë së Bashkuar.

The Guardian

Trupat e Dimitrije Milenkoviç, i cili ndihmoi për të mbrojtur të aeroportin  dhe djali i tij Aleksandar , u zbuluan nga ushtarët britanikë. Dr Andrija Tomanoviç, një profesor në shkollën e mjekësisë i cili sigurohej nga trupat britanike në spitalin e Prishtinës,  u rrëmbye në korrik 1999, transmeton lajmi.net.

Të dyja palët njohin rastin që përfshin çështje të rëndësishme , sidomos shtrirjen e juridiksionit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut – duke përfshirë detyrën e ushtarëve në kontrollin e zonave përkatëse për të hetuar krimet në mënyrë efektive.

James Eadie në emër të Ministrisë së Mrojtjes, argumentoi se trupat britanike ishin pjesë e një force ndërkombëtare që vepronte nën mandatin e OKB-së.  Ai iu referua një aktgjykimi të mëparshëm Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  se në raste të tilla, Këshilli i Sigurimit ishte autoriteti më i lartë dhe ata ishin në këtë mënyrë jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane.

Avokati Brimeloë argumentoi se OKB-ja nuk ka pasur kontroll efektiv mbi forcën paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka ruajtur kontrollin mbi trupat e saj në operacionet e tyre policore , dhe ata ishin subjekt i detyrimeve para Gjykatës Evropiane . Rasti pritet të shqyrtohet së paku edhe tre ditë.