Pep Guardiola e komenton eliminimin e Bayernit nga Reali – Lajmi.net
Pep Guardiola e komenton eliminimin e Bayernit nga Reali
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 16:36, 21 April 2017
Pep Guardiola ka komentuar eliminimin e Bayern Munich nga Liga e Kampionëve.

Bayern Munich, është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid, në një ndeshje shumë të diskutuar pas disa vendimeve shumë të dyshimta të gjyqtarëve.

Guardiola që për tre vite ka drejtuar Bayern Munich, para se të niste një aventurë të re në Premierligë te Manchester City, ka përgëzuar Carlo Ancelottin dhe lojtarët e tij, për ndeshjet e zhvilluara kundër Real Madridit.

“Gjëja e parë që e kam menduar kur Bayerni u eliminua nga Liga e Kampionëve, është se sa krenar duhet të jetë Carlo, lojtarët dhe gjithë stafi i tyre”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë ata ishin më të mirë dhe bënin lojë spektakulare, ashtu siç janë ata. E di sa sa vështirë është të luash kundër Real Madridit”, ka shtuar Guardiola.

Edhe Guardiolan e pret një ndeshje e vështirë të dielën, kur skuadra e tij, Manchester City në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup, përballet me Arsenalin e Arsene Wenger./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master