Penalltia më e dobët, Made in Serbia

Kemi parë shumë penallti të ekzekutuara në mënyrë të dobët, mbi portë, ose me goditje të lehta që janë ndalur pa problem nga portieri kundërshtar. Por, ky rast nga Serbia vërtetë është i pa konkurrencë.

Sport

27/05/2014 10:44

Me kalimin e kohës kemi parë disa penallti të ekzekutuara në mënyrë shumë të dobët, por kjo nga Serbia, nuk njeh konkurrencë.

Penalltitë më të dobëta, zakonisht përfundojnë mbi portë, ose priten në mënyrë shumë të lehtë nga portieri kundërshtar.

Mirëpo, kjo nuk i takon asnjërës kategori. Në ndeshjen e ligës mes Cukaricki dhe Radnicki, sulmuesi Nenad Mirosavljevic u paraqit për të ekzekutuar penalltinë për Cukaricki.

36-vjeçari, do të mendonit, si sulmues me përvojë, do të shfaqej gjakftohtë nga pika e bardhë, por ai u ngatërrua ende pa e goditur topin, dhe vetëm e preku pak në drejtim të portës.

Portieri kundërshtar e pranoi topin pa problem. Por, e kemi ende të paqartë nëse kjo ishte vërtetë një pritje.