Pellegrini konfirmon ardhjen e Lampardit

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka konfirmuar se ish mesfushori i Chelseas, Frank Lampard nga java e ardhshme do të jetë pjesë e kampionit të Premierligës.

Sport

03/08/2014 10:15

‘Tradhtia’ do të realizohet. Frank Lampard do të luajë për Manchester Cityn.

Ish ikona e Chelseas, i transferuar nga New York City në Major League Soccer, deri në fillim të edicionit të ri në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të luajë për Manchester Cityn.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i skuadrës kampione të Premierligës, Manuel Pellegrini, pas miqësores kundër Olympiacosit në International Champions Cup.

“Po, nga java e ardhshme, Lampard do të stërvitet me ne”.

Lampard është akuzuar për tradhti nga tifozët e Chelseas.