Pele: S’ka asnjë dyshim, Cristiano Ronaldo më i miri në botë

Legjenda braziliane, Pele, nuk ka asnjë dyshim për fituesin e Topit të Artë.

Sport

17/06/2017 16:25

76 vjeçari beson se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë për momentin, pas këtij sezoni që kaloi te Real Madrid.

Ronaldo arriti të fitoi Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi me Realin e Madridit, e po ashtu edhe La Ligan.

E sipas Peles, 32 vjeçari e meriton Topin e Artë këtë sezon, ku do të barazohej me Lionel Messin, që ka fituar pesë të tillë.

“Kam pasur mundësin që disa vite më parë t’ia jap unë trofeun (Topin e Artë). Nuk ka dyshime. Sot për sot nuk ka dyshime, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”,ka deklaruar Pele.

Ronaldo Topin e Artë e ka fituar edhe vitin që shkoi, duke e mposhtur rivalin e tij, Lionel Messin./Lajmi.net/