PDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit

​ Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që përfundimisht të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Lajme

20/07/2017 21:33

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

“Mund ta konfirmoj se ne si PDK do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur në takim të gjithë krerët e partive politike, për të diskutuar për datën e seancës konstituive.

Takimi është thirrur për të hënën, duke filluar nga ora 10:00.

Lexo edhe:

AAK ende nuk ka vendosur se kush shkon të hënën te Presidenti