EULEX shton patrullat pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë gjatë zgjedhjeve
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë shtet. Përmes një postimi në platformën X, EULEX ka njoftuar se patrullat janë shtuar që nga orët e para të ditës, me qëllim…
Lajme
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë shtet.
Përmes një postimi në platformën X, EULEX ka njoftuar se patrullat janë shtuar që nga orët e para të ditës, me qëllim të monitorimit të situatës në terren.
Misioni ka bërë të ditur se veprimet po koordinohen me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele.
“Që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX ka shtuar praninë e patrullave të Njësisë së Policisë së Formuar pranë pikave kryesore të përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të monitoruar situatën në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele”, thuhet në njoftimin e EULEX-it. /Lajmi.net/