Nuk u mbijetoi plagëve, ndërron jetë i lënduari nga aksidenti në Fushë-Kosovë
Një person ka vdekur dje, derisa po trajtohej në mjekimin intensiv, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 4 tetor në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar për lëndimet e pësuara në aksident. “Me urdhër të…
Lajme
Një person ka vdekur dje, derisa po trajtohej në mjekimin intensiv, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 4 tetor në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar për lëndimet e pësuara në aksident.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.