Paulinho zbulon çfarë i tha Messi para se të transferohej te Barcelona

Paulinho e dëgjoi këshillën e Messit duke nënshkruar me klubin katalan gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

30/09/2017 13:39

Paulinho ka bërë të ditur një bisedë me Leo Messin gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Brazilit. Sulmuesi i kishte bërë thirrje që t’i bashkohej te skuadra e Barcelonës.

Paulinho e dëgjoi këshillën e Messit duke nënshkruar me klubin katalan gjatë afatit kalimtar të verës.

“Messi më kishte thënë: A do të vish në Barcelonë apo jo?”, deklaroi Paulinho për “El Periodico de Catalunya”, përcjell “lajmi.net”.

“Çfarë i kam thënë? Nëse më dëshiron, unë do të vij”, u shpreh braziliani. /Lajmi.net/