Paulinho: Ja mënyra e veçantë që Messi më ftoj të vijë te Barcelona

Mesfushori brazilian, Paulinho, ka zbuluar një detaj interesant të një ftese që i ka bërë Messi për t’iu bashkuar Barcelonës.

Sport

30/09/2017 19:15

Paulinho këtë verë iu bashkua Barcelonës për 40 milionë euro, nga skuadra e Guangzhou Evergrande Taobao.

28 vjeçari, ka thënë se gjatë një përballje Brazil – Argjentinë, është pyetur nga Messi nëse do të vije në Barcelonë.

“Po bëhesha gati ta ekzekutoja një gjuajtje të lirë gjatë ndeshjes Brazil – Argjentinë”, nis deklaratën Paulinho.

“Papritmas, pashë Messin pas meje duke mu afruar, dhe ai më thotë: “Po shkojmë së bashku në Barcelonë apo jo”? I thash, nëse do më marrësh atje, mundesh. Do të shkoj”, ka shtuar ai./Lajmi.net/