Patrick Kluivert: Ja pse isha kundër transferimit të djalit tim te Man United

Justin Kluivert, një nga talentet më premtues gjatë kësaj vere kaloi nga Ajaxi tek Roma.

Sport

23/08/2018 21:15

Kluivert ishte fenomenal në paraqitjet e tij me skuadrën e Ajax dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Me gjithë interesimin e Manchester United për holandezin, lojtari u bashkua me Romën për shumën e 18 milionë eurove.

Rreth transferimit të 19 vjeçarit ka folur edhe legjenda Patrick Kluivert.

“Nuk e përkraha kalimin e Justin në tek United. Mendoj se United do të ishte hap i madh. Roma është ekip i rëndësishëm, por presioni është më i vogël” është shprehur 42 vjeçari.

Justin Kluivert debutoi në fundjavë kundër Torinos. Ai u fut në lojë si zëvendësues dhe asistoi për Edin Dzeko i cili shënoi golin e fitores. /Lajmi.net/