‘Pasurohen’ lojtarët e Kombëtares

Lojtarët e kombëtares së Shqipërisë kanë fituar bonuse, pas fitores së madhe dhe historike në ndeshjen kundër Portugalisë.

Sport

08/09/2014 21:09

Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes, i ka dhënë motiv lojtarëve duke i premtuar atyre bonuse nëse arrijnë barazim apo nëse e fitojnë takimin.

Pasi në Portugali u arrit fitorja, lojtarët e kombëtares kanë marrë bonuse nga 10 mijë euro për secilin.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë ajo kundër Danimarkës që zhvillohet më 11 tetor, ndeshje kjo e cila do të luhet në vendin tonë.