Pastrimi i shtëpisë s’është ushtrim

Çdo aktivitet fizik ndihmon në menaxhimin e peshës së trupit. Por, sipas një studimi të ri, nëse djersiteni duke pastruar - kjo nuk do t’ju ndihmojë në humbjen e peshës.

Lifestyle

24/10/2013 13:20

Shkencëtarët kanë anketuar rreth 4600 persona për këtë temë dhe kanë konkluduar se personat që merren me punët e shtëpisë peshojnë më shumë se ata që bëjnë ushtrime të zakonshme në palestër.

Atëherë, pse pastrimi i shtëpisë nuk sjell dobi në këtë aspekt?

Ekspertët kanë teori të ndryshme. Kjo ndodh sepse personat e mbivlerësojnë sasinë e kalorive që digjen derisa janë duke i bërë punët nëpër shtëpi.

“Shumica e grave mendojnë se gjatë kohës që janë duke i kryer punët e shtëpisë, nuk kanë nevojë për ushtrime shtesë. Ato mendojnë që kanë qenë aktive derisa i kanë rregulluar gjërat dhe nuk iu duhen ushtrimet ekstra”, shpjegon një nutricioniste.

Teori më befasuese është lidhja me ushqimin.

Kur bëni punë në shtëpi, ju kohë pas kohe hani një çips, apo pini Coca Cola, sepse jeni të lodhur dhe të dehidruar. Të gjithë e dimë se sa shumë kalori kanë këto ushqime.

Prandaj, nëse keni menduar se duke pastruar shtëpinë i digjni kaloritë, nuk është tamam ashtu.