Pastë dhëmbësh dhe vazelinë, trendi më i ri për të rritur gjoksin – Lajmi.net
Pastë dhëmbësh dhe vazelinë, trendi më i ri për të rritur gjoksin
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 15:01, 8 August 2018
Një video-tutorial për gjinj më të tonifikuar e më të mëdhenj është bërë virale së fundi.

Në këtë video miksohet pastë dhëmbësh, miell, të bardha vezësh dhe kastravec, më pas aplikohet tek gjinjtë dhe ata do të jenë më të plotë.

Sipas Editorial Nautralbeauty 556, pasta e dhëmbëve ndihmon në mbylljen e poreve dhe tendosjen e lëkurës.

Një tjetër vloggere e kanalit të quajtur Susana Home Remedies ka publikuar një video ku aplikon vazelinë në gjoks dhe pastë dhëmbësh në thitha për t’i  tonifikuar dhe për të  rritur masën e tyre nëse e aplikoni çdo mbrëmje diçka të tillë.

Por a ndihmon vërtet pasta e dhëmbëve në tonifikimin dhe rritjen e gjoksit?

Sipas specialistes Jennifer Wider, ka një efekt tendosjeje të përkohshëm gjatë tharjes së pastës, por kur lahet pasta e dhëmbëve, efekti përfundon.

Këto produkte zakonisht nuk kanë efekte anësore me përjashtim të rasteve kur vuani nga dermatitet dhe mund të keni ndonjë skuqje për shkak të agjentëve të gjendur në pastën e dhëmbëve. Nëse doni gjinj të mëdhenj dhe të tonifikuar, Wider rekomandon reçipeta profesionale sportive dhe disa ushtrime pektorale. Në këtë mënyrë gjoksi juaj do të jetë më i tendosur dhe pastën ruajeni për dhëmbët./Shije.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO