Pasi u shkarkua nga Man Utd, Mourinho po e merr drejtimin e gjigantit evropian

Manchester United e shkarkoi sot (e martë) Jose Mourinhon.

Sport

18/12/2018 14:34

Pas 17 ndeshjes, Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon për shkak të rezultateve të dobëta.

Trajneri portugez nuk arriti që në këtë sezon të jap rezultate të mira, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë 19 pikë larg kreut të tabelës, përcjell “lajmi.net”.

Por, duket se Jose Mourinho nuk do të mbetet edhe gjatë pa punë, pasi Real Madrid e dëshiron rikthimin e tij.

Skuadra spanjolle ka kohë që është e interesuar për portugezin, ndërsa Santiago Solari do të largohet në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/