Pasaporta e Zhbogarit rrugëve të Prishtinës, i refuzohet viza (Foto)

Nëpër Prishtinë ngado që të ecësh sonte mund të shohësh ‘pasaportën’ e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, raporton lajmi.net.

Lajme

21/12/2015 00:10

Afishe të tilla janë vendosur rrugëve të kryeqytetit, ku në pasaportën e tij, shihet kinse i është refuzuar viza për të hyrë në Kosovë.

Ky aksion duket se vjen si shkak i deklaratave të tij, se nuk është e sigurt që Kosovës mund t’i hiqen vizat në vitin e ardhshëm, 2016.

Nuk dihet kush i ka vendosur ato./ Lajmi.net

1932001_10207694122102292_172932486_nPasaporta e Samuel Zhbogarit