Pas triumfit në Champions, Morata tregon skuadrën e tij për sezonin e ri

Alvaro Morata dëshiron të qëndrojë te Real Madridi.

Sport

04/06/2017 08:33

Sulmuesi ka thënë fjalë të mëdha pas përfundimit të finales ndaj Juventusit.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve pasi u ktheva te Reali është diçka e pabesueshme. E ardhmja? Unë jam i lumtur këtu, ëndrra ime është që të jem këtu dhe tani nuk po mendoj për asgjë tjetër”, deklaroi Morata, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jemi një skuadër, një familje. Jemi 23 veta që mendojmë si ekip e jo individualisht. Nëse do të ishte ndryshe, duhet të luanim tenis”, shtoi ai. /Lajmi.net/