Pas shortit me Juventus, Atletico pranon edhe një lajm të keq

Atletico Madrid sot ka mësuar se për kundërshtar në fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve do ta ketë Juventusin.

Sport

17/12/2018 19:57

Menjëherë pas këtij lajmi, skuadra nga kryeqyteti i Spanjës kanë pranuar edhe një lajm të keq.

Mbrojtësi i majtë, Filipe Luis do të mungojë në disa prej ndeshjeve të ardhshme në La Liga.

Ai ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë, shkruan “Goal” transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian ishte zëvendësuar pas 60 minutave lojë në ndeshjen kundër Real Valladolid.

Të hënën (sot), klubi ka bërë të ditur se ai do të mungojë për tri deri në katër javë për skuadrën e tij.

Kështu, ai do të mungojë në ndeshjet kundër Espanyol , Sevilla, si dhe në ndeshjen kundër Girona. /Lajmi.net/