Pas het-trikut historik, Arbër Zeneli merr lajmin pikëllues pas ndeshjes

Arbër Zeneli kishte një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmë në fitoren historike të Kosovës.

Sport

21/11/2018 10:16

Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli arriti që të realizoj het-trik në fitoren 4 me 0 ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Por, pas ndeshjes mesfushori kosovar ka marr një lajm tejet pikëllues, raporton “lajmi.net”.

Gjyshi i Zenelit kishte ndërruar jetë dje në orën 15:00, ndërsa lojtari nuk ishte njoftuar nga familjarët për shkak të lojës historike të Kosovës.

Mesfushori kosovar arriti ta të shënoj tre gola, e që padyshim që ishte më vendimtari në fitoren historike, por ky lajm i hidhur, natyrisht se do ta ketë thyer atë.

Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli bëhet në ora 12:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. /Lajmi.net/