Partitë, të gatshme për zgjedhje në qershor
Përfaqësues të partive politike në vend janë deklaruar se janë të gatshëm që të shkohet në zgjedhje sapo të caktohet data nga presidenti i vendit, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Lajme
Madje përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se kohë më parë kanë qenë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhje.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën “Zëri” se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje sapo të përcaktohet data nga ana e presidentit.
Ai më tutje ka thënë se sipas ligjit zgjedhjet mbahen jo më pak se 30 ditë nga dita e rënies së Qeverisë dhe jo më shumë se 45 ditë.
Ai sqaron se dita e zgjedhjeve sipas ligjit duhet të shpallet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Megjithëkëtë, si datë të mundshme thotë se mund të jetë 11 qershori.
“Nëse nuk bie ditë e diel shtyhet data për një javë që të mbahen zgjedhjet, por sipas ligjit dhe datës pritet të jetë 11 qershori”, ka thënë ai.