Parma po vjen, Parma po vjen (FOTO)

Skuadra e njohur italiane, Parma, po vazhdon rrugëtimin e saj drejt rikthimit në majat e futbollit italian.

Sport

27/02/2017 20:20

Parma që dy vite më parë u dërgua në ligën e katërt të Italisë pas falimentimit, ka nisur mbarë rrugën e rikthimit në elitën e futbollit italian.

Pas një sezoni të kaluar në ligën e katërt, Parma është rrugës së mirë për t’u inkuadruar në Serie B, në fund të këtij edicioni.

Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në ligën e tretë, Parma renditet në vendin e dytë më 55 pikë, tre më pak se Venezia e vendit të parë.

Kujtojmë se përkundër rënies në ligën e katërt, kapiteni Alessandro Lucarrelli ka vendosur të ndihmoi Parmën drejt rimëkëmbjes, duke luajtur futboll edhe në moshën 39 vjeçare.

Një tjetër lojtar i njohur që luan te Parma, është edhe sulmuesi Emanuele Calaio, që ka luajtur në Serie A me skuadrat e Napolit dhe Sienas./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6