Paralajmërohet Reali

Trajneri i Baselit, Paulo Sousa është i bindur se skuadra e tij mund t’i shkaktojë telashe të mëdha Real Madridit, në ndeshjen e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/09/2014 20:11

Sousa ka thënë se skuadra e tij mund të përfitojë nga gjendja momentale e Realit, duke shënuar fitore në ndeshjen e sotme.

“Ne do të luajmë kundër dy skuadrave të cilat së bashku kanë fituar 15 titujë të Ligës së Kampionëve”, tha Sousa i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dy herë, si lojtar i Dortmundit dhe Juventusit.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë atë që klubi ka bërë në pesë vitet e fundit, të vazdojmë progresin dhe të garojmë ndaj më të mirëve”.

Baseli shokoi Chelsean në sezonin e kaluar duke shënuar dy fitore në fazën e grupeve. Sousa ka thënë se skuadra e tij do të shikojë të shfrytëzojë formën e dobët të Realit, për të shënuar fitore në ndeshjen e sotme.

“Në një klub të madh, ku fitorja kërkohet çdo herë, gjëra të tilla mund të ndodhin. Jam i bindur se Reali do t’i zgjedh problemet, por shpresoj që jo në mbrëmjen e sotme. Ne jemi duke kërkuar fitore në këtë takim”, tha Sousa.