Paralajmërim për Bayernin

Zyrtari i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka thënë se skuadra mori një paralajmërim në humbjen 3:0 nga Salzburg. Trajneri i gjigantit bavarez Pep Guardiola eksperimentoi me tre mbrojtës në miqësoren të shtunën, ndryshim taktik që e bëri skuadrën e tij të pësojë disfatë të thellë. Dhe, presidenti i nderit ka vëzhguar me vëmendje duelin dhe…

Sport

21/01/2014 07:00

Zyrtari i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka thënë se skuadra mori një paralajmërim në humbjen 3:0 nga Salzburg.

Trajneri i gjigantit bavarez Pep Guardiola eksperimentoi me tre mbrojtës në miqësoren të shtunën, ndryshim taktik që e bëri skuadrën e tij të pësojë disfatë të thellë.

Dhe, presidenti i nderit ka vëzhguar me vëmendje duelin dhe tha se Bayern duhet të përgjigjet në mënyrë mbresëlënëse pas vazhdimit të Bundesligës me takimin kundër Borussia Monchengladbachut të premten.

“Ne duhet të kuptojmë humbjen si një paralajmërim. Në gjashtë muajt e fundit gjithçka ka qenë e mrekullueshme”, u shpreh ai.

“Mirëpo, Salzburg ishte superior në të gjitha aspektet dhe ne duhet të përqendrohemi tek dueli me Gladbachun, dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, përfundoi Beckenbauer.

Bayern vazhdon aksionin në ligë me 44 pikë, shtatë më tepër se Bayer Leverkusen.